Shërbim dhe produkte dezinfektimi
Që ta frenojmë Nipah virus, më parë duhet ta kuptojmë lehtësisht atë. Transmetimi i virusit tek njerëzit mund të ndodhë nga kontakti me kafshë të infektuara dhe duke konsumuar fruta ose produktet e tyre. Shembulli më tipik i përcjelljes së infeksionit është lëngu i papërpunuar i palmës së hurmës. Njeriu vendos në pemë poçe për të mbledhur lëngun e pemës. Poçja qëndron për një periudhë kohore në pemë. Lakuriqët e natës vijnë në mbrëmje, dhe gjatë konsumit të lëngut lëshojnë eskrementet e tyre, pështymë e më pas urinë. Në padituri, njerëzit tregtojnë lëngun e kontaminuar për konsumatorët dhe eksporte. Më pas mund të ndodhë shpërthimi dhe infeksioni i virusit Nipah tek njerëzit është një sëmundje me një shkallë shumë të lartë vdekshmërie (40–75%). Shkaqet kryesore të rritjes së Shpërthimeve janë dy: 1. Shpyllëzimi me një ritëm alarmues në rajonin e Azisë Juglindore dhe 2. Ndryshimi i klimës që ndikojnë negativisht në shpërndarjen e kafshëve.
Skuadra jonë dhe specialistët e fushës po studjojmë metodat më të mira të higjenizimit për ambientet publike! Me Grifin më të sigurtë!


